Sport

Festimi ushtarak ndaj Shqipërisë, UEFA hap hetimet për Turqinë

Shkruar nga Liberale
Festimi ushtarak ndaj Shqipërisë, UEFA hap hetimet për

Turqia ka hedhur një hap para drejt Europianit 2020. Kombëtarja e drejtuar nga Senol Gunes fitoi në frymën e fundit, 1-0 ndaj Shqipërisë dhe tashmë ndodhet në krye të grupit H në kuotën e 18 pikëve, aq sa Franca ndjekëse.

Tosun i dha 3 pikët ndaj kuqezinjve, episod që mund t'i kushtojë shtrenjtë Federatës. Kjo pasi festimi i sulmuesit të Evertonit me shokë ishte një dorë e vendosur në kokë në stilin ushtarak.

Duket se festimi ishte në mbështetje të aksionit ushtarak të diskutueshëm të Turqisë kundër Sirisë. Turqia ka nisur sulmet ajrore dhe ka goditur me artileri të rëndë veriun e Sirisë në përpjekje për të shtypur luftëtarët kurdë, me raporte për viktima të civilëve.

Nëse UEFA e konsideron përshëndetjen nga Tosun dhe shokët e tij si një "deklaratë politike", organi më i lartë i futbollit Europian mund t'i japë një dënim të rëndë Turqisë. Në fillim të këtij sezoni, organi drejtues i futbollit Europian gjobiti Sllovakinë me 13.300 euro për "mesazhe provokuese politike".

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH