Aktualitet

Festë me kokainë përtej orës 22:00, policia arreston 5 persona

Shkruar nga Liberale
Festë me kokainë përtej orës 22:00, policia arreston 5

Megjithëse pandemi dhe me orë policore, kjo gjë nuk i ka penguar të bënin një festë duke thyer dhe rregullat dhe zhvilluar një aktivitet kriminal.

Mësohet se policia e Tiranës ka arrestuar 5 persona pasi janë kapur me kokainë dhe kanabis pas orës 22:00 në një restorant.

Ngjarja ka ndodhur në një restorant peshku në zonën e kinostudios. Në bazë të informacioneve policia shkoi për kontroll në këtë lokal pasi ai qëndronte hapur tej orarit të lejuar.

Pas kontrollit rezultoi policia gjeti një sasi të vogël kokaine dhe kanabisi dhe njeri prej personave në tavoline kishte thyer masën e sigurisë arrest shtëpie.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH