Aktualitet

Festa e Republikës italiane, inaugurohet “Sheshi Italia” në Tiranë

Shkruar nga Liberale

Gjatë ceremonisë së mbajtur me rastin e 75 vjetorit të shpalljes së italisë republikë përlamentare, është prezantuar pllaka e Sheshit Italia në Tiranë dhe skulptura e ‘Big Bang’ e artistit italo-shqiptar Helidon Xhixha që ka të shënjuar edhe emrin e sheshit, si një simbol i rilindjes dhe të një fillimi të ri.

Të pranishëm në ceremoni kanë qenë ambasdori i Italisë në vendin tonë, Fabricio Bucci, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj dhe ministrja e Kulturës, Elva Margariti.

Ambasadori Bucci tha se italianët janë një popull i fortë, që jep më të mirën kur është në vështirësi. Ai theksoi se nuk do ta harrojë atë që bëri Shqipëria vitin e kaluar kur dërgoi mjekë dhe infermierë për të ndihmuar në luftën ndaj pandemisë.

"Jemi anëtarë të rëndësishëm të NATO-s, Italia dhe italianët kanë dhënë një kontribut shumë të madh në të gjithë fushat, në kulturë, art, arkitekturë, sport etj. Italianët janë një popull i fortë, një popull i mrekullueshëm, një popull që jep më të mirën kur është në vështirësi. Ne dimë të rezistojmë kur jemi në vështirësi. Edhe historia e këtyre muajve e tregon diçka të tillë, koha e pandemisë. Ne dolëm më të fortë se më parë. Sigurisht që mësuam shumë dhe një nga gjërat që ne zbuluam është rëndësia e të qëndruarit bashkë. Mbase një gjërat e pakta pozitive që mësuam nga kjo gjendje. Kur jemi bashkë bëjmë gjëra të jashtëzakonshme.

Sot jemi në shesh pak sepse ende nuk e kemi munduar armikun e vogël të padukshëm, siç e quan miku ynë Edi Rama. Shpresoj që vitin e ardhshëm të jemi të gjithë bashkë. Ne nuk e harrojmë kurrë atë që bëri Shqipëria për ne vitin e kaluar, kur na solli mjekë dhe infermierë, vëllezër e motra shqiptarë, për të na ndihmuar në luftën kundër këtë virusi. Sot festojmë në 'Sheshin Italia', kështu që një shesh dyfish i rëndësishëm sot. Sot do të zbulojmë pllakën që e emërton. Në këto vite kemi bërë hapa të rëndësishëm së bashku, Italia dhe Shqipëria. Por duhet të shikojmë përpara sepse na presin gjëra shumë të rëndësishme përpara”, tha ai.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH