Globi

Festa e një italiani pasi i pranohet kërkesa: I lirë t'i japë fund jetës kur të dojë

Shkruar nga Liberale
Festa e një italiani pasi i pranohet kërkesa: I lirë t'i

Kompania shëndetësore Vicenza jep pëlqimin për fundin e jetës për 49-vjeçarin nga Cassola të lidhur me një respirator 24 orë në ditë

Stefano Gheller, 49 vjeç, nga Cassola (Vicenza), do të mund t'i japë fund jetës sapo të jetë gati. Tre muaj e gjysmë pas kërkesës së tij, mundësia për t'iu drejtuar vetëvrasjes së asistuar iu dha nga autoriteti shëndetësor i Venetos.

“Jam shumë i lumtur. Është një ditë e mrekullueshme, tani jam i lirë të vendos kur dua t’i jap fund vuajtjeve të mia”, ka shkruar Gheller në faqen e tij në Facebook.

Gheller, i detyruar të jetonte i lidhur me një aparat respirator 24 orë në ditë, e përcolli kërkesën e tij për vetëvrasje të asistuar më 30 qershor dhe nuk ua fsheh atyre që e ndjekin në rrjetet sociale kënaqësinë që ka marrë një përgjigje pozitive: Shpresoj se mund të përdoret për persona të  tjerë të mundshëm që do ta kërkojnë”.

/Liberale.al/

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH