Showbiz

Festa e beqarisë/ "Ça të bëj prej hallit", Luizi mesazh Kiarës: Të kam sa për 1 mijë balerina

Shkruar nga Liberale
Festa e beqarisë/ "Ça të bëj prej hallit", Luizi

Këngëtari Luiz Ejlli është surprizuar mbrëmjen e djeshme me një festë beqarie në shtëpinë e Big Brother VIP.

Banori u pa duke kërcyer e duke u argëtuar në shoqërinë e disa striptisteve të ardhura posaçërisht për të.

Në një moment gjatë festës, Luizi iu drejtua kamerës duke e ditur që Kiara po e shikonte dhe në një farë mënyre u justifikua.

"O Kiara ça të bëj prej hallit. Ta hëngsha zemrën, vdeksha për ty", tha Luizi.

Në fakt edhe kur shkuan të shtriheshin për të fjetur, gjatë një bisede me Kristin ai u shpreh: “Me gjithë respektin për ato gocat që kërcenin, kam Kiarën sa për 1000 balerina.”

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH