Showbiz

Fero largohet nga muzika për shkak të fesë: Fshijini këngët e mija, mos i dëgjoni asnjëherë

Shkruar nga Liberale
Fero largohet nga muzika për shkak të fesë: Fshijini

Reperi shqiptar, Feronit Shabani (Fero) ka vendosur të largohet nga muzika, ndërsa fansat i ka lajmëruar me një postim të gjatë në Instagram.

Këngëtari me origjinë nga Kosova thotë se ka vendosur t'i përkushtohet fesë islame, dhe pasi mësoi se muzika është e ndaluar në këtë fe, atëherë e la fare.

Ai shprehet i penduar për çdo këngë që ka bërë dhe iu bën thirrje fansave që të mos i dëgjojnë dhe t'i fshijnë.

“Përshëndetje miq, deshta t’ju njoftoj se kohëve të fundit kam pasur disa sfida në jetën time, të cilat me ndihmën e Allahut i kam kalu. Unë kam vendosur që përfundimisht të largohem prej muzikës, arsyeja kryesore është se kohëve të fundit kam studiuar rreth Fesë Islame dhe më është bërë e qartë se muzika është e ndaluar në islam.

Për këtë arsye kam vendosur që ta lë muzikën dhe t’i përkushtona fejës islame dhe familjes time.

Unë dua t’ju njoftoj se falem 5 herë në ditë, dhe pendohem te Allahu Krijuesi i gjithësisë për çdo këngë që e kam kënduar

Dhe çdo tekst që e kam shkruar, pastaj i kërkoj falje familjes time dhe gjithkujt që i kam bë padrejtësi, ju kërkoj që t’ma bëni hallall.

Unë kam një mesazh për çdo kënd që dëgjon këngët e mija le t’i fshin ato këngë ose mos t’i dëgjon asniher, le të largohet nga kjo gjë e kotë.

Secili njeri është i lirë të zgjedh mënyrën se si ta jeton jetën e tij.

Gjithashtu ju thërras të gjithë juve që të falni namazin ndiqni shembullin tim të udhëzimit dhe të largoni nga shembulli i devijimit

E di se do të ketë njerëz që do t’më paragjykojnë, do të thonë se a e dini se çfarë mëkate ke bë etj etj mirëpo mua më mjafton fjala e Allahut të Lartësuar: “Thuaj: “O robërit e Mi, ju që e keni ngarkuar veten me shumë gabime, mos e humbni shpresën ndaj mëshirës së Allahut, se vërtet Allahu i fal të gjitha mëkatet.” Me respekt Feronit Shabani”.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH