Showbiz

Fero: Jam musliman dhe nuk kam asnjë lidhje se çfarë bën ish-bashkëshortja ime

Shkruar nga Liberale
Fero: Jam musliman dhe nuk kam asnjë lidhje se çfarë bën

Fero, vijon të krijojë zhurmë në rrjetet sociale dhe kjo për shkak të postimeve të shpeshta që bën në lidhje me shndërrimin e tij nga një reper në një musliman të devotshëm.

Vetëm pak ditë më parë, ai publikoi një thënie, përmes së cilës nënkuptohej së në fenë islame lejohen të merren dy gra. Mbrëmjen e kaluar, ish reperi fillimisht ka publikuar një shkrim ku thuhet se femra që vishen në mënyrë provokuese tërheqin djallin.

Fero ka bërë një tjetër postim, në të cilin ka sqaruar: "Jam një musliman tani dhe unë nuk kam asnjë lidhje me atë çfarë bën ish-bashkëshortja ime. Secili nga ne ka jetën e tij , me respekt për njëri-tjetrin sepse kemi një vajzë. Por sot unë jam një musliman dhe nuk kam asnjë lidhje me atë. Ajo ka zgjedhur të bëjë jetën e saj".

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH