Showbiz

Fermeri belg heq aksidentalisht kufirin me Francën

Shkruar nga Liberale

Një fermer në Belgjikë hoqi padashje kufirin e vendit me Francën. Fermeri ishte duke ecur në pyll me traktor kur vuri re gurin që ndante dy kufijtë.

I mërzitur nga guri që i ndërpreu rrugën, fermeri belg e hoqi gurin dhe e zhvendosi brenda territorit francez. Në vend që kjo situatë të shkaktonte trazira ndërkombëtare, incidenti u prit me buzëqeshje në të dy anët e kufirit.

"Ai e bëri Belgjikën më të madhe dhe Francën më të vogël, kjo nuk është një ide e mirë.",- tha David Lavaux, kryetar i fshatit belg Erquelinnes, për kanalin televiziv Francez TF1. Kjo lloj lëvizje shkaktoi një dhimbje koke mes pronarëve privatë të tokave, theksoi ai, e lëre më shtetet fqinje.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH