Aktualitet

Fëmijët në Siri, eksperti: Pse është i vështirë riatdhesimi i tyre

Shkruar nga Liberale
Fëmijët në Siri, eksperti: Pse është i

Familjet e grave dhe fëmijëve të mbetur në kampin Al Hol të Sirisë të hënën ora 17:00 do të protestojnë përpara kryeministrisë për ti kërkuar qeverisë shtimin e përpjekje në riatdhesimin e tyre.

Adrian Shtuni analist në Washington për çështjet e sigurisë thotë për Top Channel, se kushtet në atë kamp janë tejet të vështira ku ka mungesë uji dhe ushqimesh, plus temperaturat e larta mbi 40 u kanë marrë jetën 700 personave.

"Situata ka qenë dhe vazhdon të jetë e vështirë , me mungesë të theksuar të ndihmave humanitare . Ka patur temperature mjaft të larta, ka pasur mungesa ushqimore, të ujit të pijshëm dhe kryesisht të mungesës së higjenës. Këto të gjitha vinë për shkak të mbi-popullimit që është problematik. Kemi në fakt dy kampe kryesore. Nuk është vetëm Al Hol por edhe kampi Za’atari ku janë 65.000 veta prej të cilëve 2/3 janë fëmijë. Ka patur raportime kohët e fundit edhe për Covid-19 gjatë muajin gusht.

Tre punonjës humanitarë ishin pozitiv dhe u krijua një situatë problematike. Nuk dihet nëse është shpërndarë dhe nuk kam informacione të mëtejshme nëse infeksioni është shpërndarë. Nga informacionet që më kanë thënë kolegët e OKB-s, janë diku në 700 veta që kanë vdekur prej kohës ku janë sistemuar në Al Hol nga keq ushqimi, turbekulozi, aksidente të ndryshme si zjarret që kanë rënë dhe therjet me thika pasi ka elementë mjaft ekstremiste edhe brenda në kampet. Pjesa më e madhe e këtyre të vdekurve kanë qenë fëmijë", tha Shtuni.

I pyetur për vështirësitë e riatdhesimit nga qeveria shqiptare, Shtuni tha se e sheh këtë problematike në dy rrafshe, atë teknik dhe politik.

"Mënyrën se si e shikoj unë janë dy vështirësi apo justifikime të dy natyrave. E para është teknike dhe tjetra politike. Pra në aspektin teknik ka vështirësi nuk diskutohet. Në aspektin diplomatik, sikurse për të lëvizur nga atje nuk është e thjeshtë pasi nuk ka autoritete zyrtare që të komunikohet. Këto janë vështirësi që janë bërë publike jo vetëm nga shteti shqiptarë por edhe nga shtetet e tjera. Ka patur edhe vështirësi të tjera teknike si tërmeti, kovidi e probleme kështu me radhë.

Po flasim për gjysmën shqiptare që janë 50 e diçka në kampe, jo ata që janë në burgje. Pra kemi të bëjmë me gjysmën e atyre që Kosova ka riatdhesuar një vit më parë. Nuk po flasim për një numër jashtëzakonisht të madh apo kapacitet të jashtëzakonshëm që duhet, pasi edhe Bosnja i ka riatdhesuar të paktën 26 shetas. Pra arsyet kryesore si e shoh unë janë politike për mos t'i riatdhesuar njëherë përnjëherë. Është një zgjidhje kjo e harmonizuar me qasjen e vendeve të BE-s, ndaj të shkuarve në Siri por ndihma nuk është se i ka munguar dhe këtë duhet ta them. Gjenerali marinës amerikane Keneth Mckenzi komandi komandës qendrore që mbikqyr Lindjen e Mesme e ka theksuar që ushtria amerikane është e gatshme që të bëjë riatdhesimin e fëmije dhe grave të secilit vendi nëse duan t'i marrin mbrapsh. Pra është e rëndësishme të kuptohet që ndihmë ka, është e mundur se edhe të tjerët e kanë bërë por për mendimin tim është vendim politik për shkak të dinamikave të brendshme edhe harmonizimit të qasjes me vendet e BE-s", tha ai.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH