Aktualitet

Fëmijët luanin me shkrepëse, merr flakë kati i tretë i pallatit

Shkruar nga Liberale
Fëmijët luanin me shkrepëse, merr flakë kati i tretë i

Kati i tretë i një pallati në qytetin e Korçës është përfshirë nga flakët, pasi dy vajzat e vogla të njërës prej familjeve po luanin me shkrepëse e më pas ka marrë flakë krevati e perdet e ndodhura aty pranë, shkruan Report tv.

Familja ka arritur të dalë në kohë nga shtëpia dhe fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar.

Sipas informacioneve, pallati që është përfshirë nga zjarri ndodhet në lagjen 16 të qytetit. Dyshohet se në shtëpi ka pasur edhe një bombol gazi në kuzhinë. Zjarri ka shkaktuar frikë tek banorët të cilët kanë dalë jashtë.

Menjëherë pas sinjalizimit, zjarrfikësja ka shkuar në vendin e ngjarjes për shuarjen e flakëve.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH