Aktualitet

Greqi/ 3-vjeçari shqiptar mbytet në pishinë, i ati po punonte në oborr

Shkruar nga Liberale
Greqi/ 3-vjeçari shqiptar mbytet në pishinë, i ati po punonte

Ngjarja tragjike ndodhi në ishullin e Kretës, Greqi.

Një fëmijë 3-vjeçar, i një emigranti shqiptar është mbytur në pishinë, ndërsa babai i tij ka qenë duke punuar në oborrin e shtëpisë kur ndodhi ngjarja.

Mediet greke raportojnë se fëmija po luante në oborr dhe dyshohet se u mbyt aksidentalisht, kurse i ati i tij po punonte te shtëpia kur ndodhi ngjarja tragjike.

3 vjeçari u nxor nga pishina pa puls dhe pavarësisht përpjekjeve të mjekëve ndërroi jetë në spital.

Autoritetet greke kanë nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes tragjike.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH