BE

Fëmija 2-vjeçar gjendet pa ndjenja në det, arrestohet babai

Shkruar nga Liberale
Fëmija 2-vjeçar gjendet pa ndjenja në det, arrestohet babai

Një fëmijë 2-vjeçar është gjetur pa ndjenja në det, në zonën e Paliouri Kassandra, në Chalkidiki, Greqi.

Ndërkohë menjëherë djali i mitur është nxjerrë nga deti dhe i është dhënë ndihma e parë. nga personat që ishin përreth dhe një mjek pediatër.

Më pas ai është marrë nga autoambulanca dhe është transportuar në Spitalin e Përgjithshëm në Chalkidiki, ku ndodhet i shtruar në spital.

Babai 41-vjeçar i të miturit në fjalë u arrestua nga Departamenti i II Portual Nea Moudania pranë Autoritetit Portual Qendror të Selanikut, ku kryen hetimet paraprake, për shkelje të nenit 306 të Kodit Penal.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH