Aktualitet

Federik Ndoci debaton me motrën e tij në studio: Pse vendosa të mbështes Benet Becin e PS-së në Shkodër

Shkruar nga Liberale
Federik Ndoci debaton me motrën e tij në studio: Pse vendosa të

Federik Ndoci dhe Rita Ndoci, motër e vëlla debatuan live në “Review” në Euronews Albania për qasjen e tyre politike.

Këngëtari ruajti një qëndrim disi më stoik nga Rita e cila doli hapur si mbështetëse e kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Shkodrën, Bardh Spahia.

Frederik Ndoci nga ana tjetër mbështet kandidatin e PS-ë Benet Beci, pasi beson se Foltorja sot, PD-ja e djeshme, është e mbushur me komunistë.

“Tani unë po dal sikur jam anëtar i Partisë Socialiste, por më shumë komunista ka pasur te PD-ja. Ky është një realitet që ekziston. Edi Rama tani po sjell në Shkodër një biznesmen”, tha Frederik Ndoci.

Rita Ndoci i tha se Rama duhet ta kishte sjellë një të tillë, pasi u bënë 10 vjet.

Në zgjedhjet e 14 majit, Ndoci deklaroi se mbështet Benet Becin, i cili kandidon për kryetar të Bashkisë Shkodër.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH