Globi

Fauci: Mund të zhvillohet variant më vdekjeprurës se Delta

Shkruar nga Liberale
Fauci: Mund të zhvillohet variant më vdekjeprurës se Delta

SHBA mund të zhvillojë një lloj Covid më vdekjeprurës sesa varianti Delta, nëse amerikanët nuk vaksinohen plotësisht, sipas Dr. Anthony Fauci.

Paralajmërimi vjen teksa Shtetet e Bashkuara numërojnë një mesatare prej më shumë se 100.000 rastesh të të infektuarve me Covid 19 në ditë, shifër kjo që dëshmon se sa shpejt është përhapur varianti Delta në të gjithë vendin.

Fauci shpjegoi, se “Kur virusi përhapet në popullatën e pavaksinuar, siç po ndodh me shpejtësi tani në shumë shtete me përqindje të ulëta të vaksinimit, ai mund të pësojë mutacion pavarësisht nëse personi ka simptoma të lehta ose madje nuk ka fare simptoma“.

Eksperti paralajmëroi se një variant i ardhshëm mund të jetë më i transmetueshëm, madje rezistent ndaj vaksinës.

Ekziston frika te zyrtarët shëndetësorë, se nëse amerikanët nuk vaksinohen, atëherë shifrat e të infektuarve dhe të vdekurve do të vazhdojnë të rriten.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH