Globi

Fauci: Covid do të përkeqësohet në vjeshtë dhe në dimër

Shkruar nga Liberale
Fauci: Covid do të përkeqësohet në vjeshtë dhe në

Eksperti amerikan dr. Anthony Fauci paralajmëroi se pandemia do të përkeqësohet në muajt e ftohtë. Sipas tij, koronavirusi nuk do të largohet, prandaj duhet parë si do të menaxhohet situata gjatë vjeshtës dhe dimrit.

“Mendoj se duhet të ulim kokën dhe të shohim si të kalojmë vjeshtën dhe dimrin sepse nuk do të jetë e lehtë. Vazhdoj të shoh kurbën dhe ndihem edhe më i dëshpëruar për faktin se asnjëherë nuk zbresim në pikën ku duam. Unë nuk flas për valë të dytë sepse jemi akoma në valën e parë të pandemisë. Është e vështirë të parashikosh në këtë pikë se çfarë roli do të luajë gripi në këtë pandemi. Unë mendoj se vetëm vaksina mund të na kthejë në normalitet", u shpreh ai.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH