Sistemi i ri i faturimit online pritet që të shtyhet edhe me tre muaj. Sipas Vizion plus, Ministria e Financave duket se do të marrë në konsideratë kërkesat e biznesit, që ka kërkuar zbatimin e kësaj nisme në janar të 2020.
Kjo periudhë e shtyrjes gjatë tre muajve do të shihet si një mundësi tranzicioni.
Projekti parashikon një sistem të ri faturimi, i cili do të jetë online për çdo transaksion. Brenda këtij viti parashikohet të behet edhe testimi i nevojshëm. Ndërsa kanë nisur procedura e përzgjedhjes së kompanive që do të bëjnë gati nga ana teknologjike sistemin e ri.
Që nga muaji gusht, Ministria ka nisur konsultimet me grupet e interesit, pasi ky projekt shoqërohet me pikëpyetje mbi zbatimin e tij sa i përket edhe vlefshmërisë së kasave, por njëkohësisht ka edhe kosto shtesë për bizneset./Gazeta Liberale