Aktualitet

Fatos Tushe kërkon të dalë nga qelia kundrejt garancisë pasurore

Shkruar nga Liberale
Fatos Tushe kërkon të dalë nga qelia kundrejt garancisë

Ish-kryebashkiaku i Lushnjes Fatos Tushe, i arrestuar teksa ishte në detyrë dy javë më parë, ka kërkuar që të dalë nga qelia.

Përmes avokatit të tij, ai i ka përcjellë gjykatës kërkesën e arsyetuar përse kërkon lirimin. Në këtë kërkesë, thuhet se Fatos Tushe vuan prej disa vitesh nga sëmundjet kardiake, ka diabet, gur në tëmth, ka probleme me mushkërinë dhe është alergjik ndaj ushqimeve të caktuara.

Në argumentimin e avokatit evidentohet se Fatos Tushe nuk paraqet rrezikshmëri dhe për këtë arsye kërkohet që ndaj tij të caktohet një masë e lehtë sigurie. Për të dalë nga qelia, Tushe pranon të vendosë garanci pasurore ose masën detyrim paraqitje.

Lidhur me këtë kërkesë, Gjykata do të japë vendim më datë 28 Korrik në orën 09:00.

Fatos Tushe u arrestua pas hetimeve të SPAK për tenderin e Bashkisë së Lushnjes për pastrimin e kanalit vaditës. Ish-kryebashkiaku akuzohet për shpërdorim detyre.

Në përgjimet e SPAK dolën edhe raste të tjera të shkeljes së ligjit, kur karburanti shtetëror për Bashkinë Lushnje përdorej nga persona të tjerë.

Pas arrestimit nga SPAK dy javë më parë, Këshilli i Ministrave shkarkoi nga detyra e kryebashkiakut të Lushnjes Fatos Tushen.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH