Aktualitet

Fatos Tushe heq dorë nga ankimimi i shkarkimit të tij

Shkruar nga Liberale
Fatos Tushe heq dorë nga ankimimi i shkarkimit të tij

Ish-kryetari i Bashkisë Lushnje, Fatos Tushe ka hequr dorë nga shqyrtimi i çështjes së tij për shkarkimin nga detyra.

Lajmin e bëri të ditur avokati mbrojtës i Tushes. Seanca që do të mbahej ditën e sotme dështoi pikërisht sepse ish-kryebashkiaku u tërhoq nga ankimimi për vendimin e shkarkimit të tij nga detyra.

Fatos Tushe u shkarkua nga detyra e kryetarit të Bashkisë Lushnje me vendim qeverie. Ai u arrestua së bashku me disa nga vartësit e tij në bashki për tenderin e pastrimit të kanalit vaditës në fshatrat e zonës.

Akuza që rëndon ndaj ish-kryebashkiakut deri në ketë fazë të hetimeve është ajo e shpërdorimit të detyrës.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH