Aktualitet

Fatmira Hajdari në vetting, ja çfarë thotë deputetja

Shkruar nga Liberale
Fatmira Hajdari në vetting, ja çfarë thotë deputetja

Rudina Hajdari, e ftuar në emisionin 'Dita Jonë' në A2, foli edhe në lidhje me seancën dëgjimore në KPK të nënës së saj. Deputetja demokrate deklaroi se kjo është një çështje që i përket drejtësisë duke uruar që ajo ta kalojë vettingun.

Mamaja ime është përpara drejtësisë ashtu si çdo gjyqtar tjetër dhe unë uroj fort që ajo ta kalojë, por kjo çështje i përket drejtësisë dhe unë jam thjesht vajza e saj dhe i uroj gjithë të mirat. Mbetet një çështje për t’u parë”, deklaroi shkurtimisht Rudina Hajdari.

Gjyqtarja e Gjykatës së Apelit Tiranë, Fatmira Hajdari, doli këtë të hënë para Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, shoqëruar nga dy avokatët e saj Maks Haxhia dhe Ilira Dane

ILDKPI ka deklaruar se nuk ka fshehje të pasurisë, mosdeklarim apo konflikt interesi, por KPK pretendon për disa shuma të pajustifikuara. Sipas Komisionit të Pavarur të Kualifikimit zonja Hajdari ka mungesë burimesh të ligjshme pasurie për vite me radhë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH