Ish-ministri i Drejtësisë, Fatmir Xhafaj, gjatë fjalës së tij nga foltorja tha se, Kuvendi nuk është noter i legjislativit dhe vend ku bëhen qoka.
Sipas tij, ai është hapësira e vetme kushtetuese për mbështetjen e monitorimin e strukturave të reja të drejtësisë.
“Në pikëpamjen time ka vend për të reflektuar seriozisht mbi këto përgjegjësi, pasi Kuvendi dhe strukturat e tij nuk janë noteri legjislative dhe nuk mund të shërbejnë si vendi ku bëhen qoka politike e buxhetore apo miratohen ndryshime që plotësojnë ambiciet për më shumë pushtet brenda sistemit të disa drejtuesve të institucioneve të reja të tij ose kërkesave për privilegje shtesë për disa prej tyre apo edhe peng i një procesi formal monitorimi e llogaridhënie të finalizuara me disa rezoluta formale e shpesh të ngjashme nga vitit në vit”, u shpreh Xhafaj.