Politikë

Fatmir Mediu, me elektoratin në Tiranë: E domosdoshme të bisedoni me njerëzit

Shkruar nga Liberale
Fatmir Mediu, me elektoratin në Tiranë: E domosdoshme të bisedoni

Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu në një takim me kandidatët për këshilltarë për Bashkinë e Tiranës, theksoi se është momenti i tyre dhe sipas tij është e domosdoshme që të luftojnë fort në çdo rrugicë, lagje apo fshat të Tiranës, të bisedojnë dhe dëgjojnë njerëzit dhe t’i kërkojnë të votojnë Partinë Republikane.

“Ky është një moment jashtëzakonisht i vështirë edhe për faktin sepse pushteti përpiqet me çdo mënyrë të ushtrojë presion tek njerëzit, dhe kjo është e papranueshme, pasi  ata mendojnë se shqiptarët janë në shitje”, u shpreh Mediu.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH