Aktualitet

Fatkeqësia e shekullit... Turqia shpall 7 ditë zie për viktimat e tërmetit, flamujt u ulen në gjysmështizë

Shkruar nga Liberale
Fatkeqësia e shekullit... Turqia shpall 7 ditë zie për viktimat e

Turqia ka shpallur 7 ditë zie kombëtare për shkak të tërmeteve me magnitudë 7.7 dhe 7.6 ballë, epiqendra e të cilit ishte në rrethet Pazarcık dhe Elbistan të Kahramanmaraş dhe ka prekur 10 provinca.

Në vendimin e publikuar, firmosur nga presidenti Recep Tayyip Erdoğan, thuhej se flamuri turk do të ulet në gjysmështizë deri në perëndimin e diellit të dielën e 12 shkurtit

Flamujt në institucionet dhe organizatat zyrtare në të gjithë qytetin, përfshirë edhe flamurin në Kalanë e Karsit, u ulën në gjysmështizë për shkak të zisë kombëtare dhe u mbajt një moment heshtje./Liberale.al

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH