Aktualitet

Fasoneria në Durrës vatër e re e koronavirusit, 17 të infektuar

Shkruar nga Liberale
Fasoneria në Durrës vatër e re e koronavirusit, 17 të

Autoritetet shëndetësore kanë mbyllur repartin e një fasonerie në Durrës, ku 17 nga 276 punonjësit e saj rezultuan pozitiv në tre ditët e fundit.

Ndërsa tamponët po u merren edhe punonjësve të tjerë apo kontakteve e personave të infektuar, të cilët janë vetëkarantinuar në shtëpitë e tyre së bashku me familjarët.

Zbulimi i vatrës së re të infeksionit erdhi në momentin që një nga punonjëset e fasonerisë shfaqi shenja të Covid-19. Pas analizave, punonjësja rezultoi pozitive, duke vënë në alarm autoritetet.

Ende nuk dihet se si ka mbërritur Covid-19 brenda këtij subjekti, por dyshimet e para bien mbi lëvizjen e administratës nga Kruja në Durrës, në fasoneri të tjera, të cilat menaxhohen nga i njëjti subjekt.

 

Liberale Newsroom

A mund të shihen si shpresëdhënës politikanët e rinj për të përmbysur raportin tradicional të dy partive të mëdha në qeverisje prej ‘92?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH