Sport

Fangaj shpallet zyrtarisht lojari më i ri i Egnatias

Shkruar nga Liberale
Fangaj shpallet zyrtarisht lojari më i ri i Egnatias

Abdurraman Fangaj tashmë zyrtarisht është lojtari më i ri i Egnatias. Këtë lajm e ka zyrtarizuar vetë klubi nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ku bëhet e ditur se mbrojtësi ka firmosur kontratë 2-vjeçare me rrogozhinasit.

“Klub Futboll Egnatia njofton se ka arritur të nënshkruaj kontratë 2 vjeçare me mbrojtësin e djathtë Abdurrahman Fangaj.

Shkodrani vjen pas dy sezone me skuadrën e Vllaznisë në Abissnet Superliga, pritet të jetë një vlerë e shtuar për ekipin tonë”, shkruan klubi.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH