Aktualitet

Familja u shua në aksident, familjarët dhe qytetarët protestë në Fier

Shkruar nga Liberale
Familja u shua në aksident, familjarët dhe qytetarët

Ashtu siç ishte parashikuar, po mbahet sot në Fier një protestë sensibilizuese për aksidentin tragjik që i mori jetën 4 anëtarëve të familjes Gushi.

Me pankarta në duar me mesazhe të forta sensibilizuese, familjarë të familjes fatkeqe, por edhe qytetarë, janë mbledhur në qendër të qytetit ku kanë kërkuar drejtësi për Eduart Gushin, 44 vjeç, gruan e tij, Silvana Gushin, 33 vjeçe, dhe dy vajzave të tyre të mitura, Anastasia dhe Eva, 12 dhe 9 vjeçe.

“Erdhëm me këngë dhe nëna na priti me vaj”, ‘Në jetë bëjmë dy gabime të mëdha: Flasim kur duhet të heshtin dhe heshtim kur duhet të flasim’, “Katër fëmijët tanë i kemi rritur në një dhomë””, këto kanë qenë disa prej pankartave me mesazhe drithëruese kushtuar aksidentit tragjik që ndodhi më 25 qershor në aksin Fier-Vlorë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH