Aktualitet

Familja shqiptare arrestohet me kokainë në Itali

               Publikuar në : 21:17 - 17/10/20 liberale

Nëntë persona përfundojnë në pranga nga një megaoperacion i policisë italiane, i koduar “Farina”. Shumica prej tyre janë shqiptarë dhe anëtarë të një familje. Ata akuzohen për trafik kokaine nga Romagna në Pesaro.

Mediat fqinje raportojnë se hetimet në lidhje me këtë operacion kanë zgjatur një vit dhe nisën në vitin 2019, pasi një përdorues i rregullt i drogës denoncoi në polici përpjekjen e një shqiptari, që shpërndante kokainën për ta zhvatur.

Kështu në 2019 policia vuri në pranga shqiptarin M.E., 25-vjeç, banues në Rimini dhe një shtetas me iniciale V.C., 55-vjeçar me origjinë nga Campania, i cili ka jetuar në Pesaro për disa kohë.

Hetimet më pas çuan në identifikimin e dy personave të tjerë, të akuzuar për trafikun e kokainës. Bëhet fjalë për shqiptarin me iniciale M.B., një 35-vjeçar, me banim në Pesaro dhe një grua italiane nga rrethina Fano, e cili rezultoi si bashkëpunëtore e shqiptarit, gruaja S.D.T., 46-vjeç.

Në gusht të 2019, i gruaja me iniciale S.D.T., dhe GD, 40 vjeç, nga Pesaro iu gjetën dhe sekuestruan mbi 200 gram kokainë, material për paketimin e dozave dhe 1.000 euro, të ardhurat nga shitja.

Analiza e të njohurve të gruas me origjinë nga Fano çoi në identifikimin e një shqiptari të arrestuar në flagrancë për shitjen me pakicë të kokainës, që konsumohej në parkingun e një “Fast Food”.

Si rezultat i një kontrolli ushtruar në shtëpinë e shqiptarit në Pescaro u zbulua dhe sekuestrua mbi një kilogram kokainë me cilësi të lartë.

Hetimet bënë të mundur demonstrimin se si i riu kishte mundur të fuste në këtë provincë 5 kg të kokainë.

Ndërsa hetimet vijuan çuan në identifikimin e furnizuesit të kësaj sasie të madhe të kokainës. Bëhet fjalë për shtetasin me iniciale C.U., 46 vjeç, gjithashtu një banor shqiptar në Rimini, gruaja e tij M.M., vëllai i tij A.B., 30 vjeç i arrestuar më 1 nëntor 2019 dhe kunati i tij M.E., 25-vjeçari shqiptar, me banim në Rimini i arrestuar në 2019.

Hetimet e mëvonshme vërtetuan se dy nga të dyshuarit, për të cilët u dha masa e sigurisë “arrest shtëpie”, përsëritën sjelljen e paligjshme aq shumë sa që ata duhej të çoheshin në burgun.

Policia ka mundur të sekuestrojë mbi 1.2 kg kokainë dhe 15 mijë euro të dyshuara se ishin përfituar nga aktiviteti kriminal.

Tags: ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back