Aktualitet

Familja e kishte denoncuar të zhdukur prej një jave, gjendet i shtrirë në korridorin e Traumës 42-vjeçari

Shkruar nga Liberale

Është gjetur pas një jave i zhdukur 42-vjeçari Pjerin Shestani.

Familjarët e kishin denoncuar të denoncuar të humbur, më datë 9 shkurt në komisariatin nr. 2 në Tiranë.

Pjerin Shestani u gjet sot live në emisionin “Pa Gjurmë”. Gjatë transmetimit live në emisionin ’Pa Gjurmë’ shumë prej telefonatave informonin se fotoja e një personi të fashuar në spital qarkullonte ndërkohë nëpër rrjetet sociale dhe ishte i paidentifikur nga familjarët.

Stafi i ’Pa Gjurmë’ u nis menjëherë drejt spitalit të Traumës, me dyshimin se bëhej fjalë për Pjerin Shestanin, që po kërkohej nga i vëllai në program. Në spitalin e Traumës në Tiranë, ai u gjet i shtrirë në krevat, jashtë dhomave në korridorin e një pavioni të katit të dytë. Sapo video u shfaq në ekran Leonardi njohu menjëherë të vëllanë.

Po ky është vëllai im, ky është. Do të jetë çarë rrugës. Unë kam shkuar kam kerkuar në spital dhe nuk e kam gjetur. O Zot pse ka përfunduar kështu vëllai im! Çfarë i ka ndodhur?’ përlotet në studio i vëllai.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH