Sport

Falsifikim të lejes së qëndrimit, shpallet fajtor futbollisti

Shkruar nga Liberale
Falsifikim të lejes së qëndrimit, shpallet fajtor futbollisti

Gjykata e Tiranës ka shpallur fajtor për akuzën e “falsifikimit të dokumenteve” futbollistin e Tiranës, Winful Cobina.

Ai u dënua me 4 muaj burg, por gjykata zëvendësoi burgun me dënimin alternativ me 100 orë punë në interes të publikut.

Cobina u akuzua për falsifikimin e lejes së tij të qëndrimit në Shqipëri.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH