Aktualitet

Falsifikim dhe vjedhje, arrestohen dy shtetasit francez në Shqipëri

Shkruar nga Liberale
Falsifikim dhe vjedhje, arrestohen dy shtetasit francez në Shqipëri

Policia e Shtetit në bashkëpunim me Interpol Tirana ka vënë në pranga dy shteas francez, me qëllim ekstadimin e tyre drejt Francës.

Shtetasja franceze C. F., 26 vjeçe dhe shtetasi francez A. Gh., 33 vjeç, ishin të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpoli për veprat penale “Vjedhja e kryer në bashkëpunim", “Falsifikimi i çeqeve" dhe “Largim nga vendi i vuajtjes së dënimit", parashikuar nga nenet e Kodit Penal francez.

Njoftimi i Policisë

Kapen në Durrës e Tiranë një 33-vjeçar dhe një 26-vjeçare, të dy shtetas francezë, të kërkuar nga drejtësia franceze.

Kapja dhe arrestimi i tyre, me qëllim ekstradimin drejt Francës.

Në vijim të shkëmbimit të informacionit mes Interpol Tirana dhe homologëve për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar, si dhe pas koordinimit të veprimeve me Drejtoritë Vendore të Policisë Tiranë e Durrës për lokalizimin e vendndodhjes së personave që kërkoheshin, Njësia Speciale "FAST", për kapjen e personave në kërkim, organizoi dhe finalizoi operacionin policor të koduar "Start".

Si rezultat i operacionit u bë e mundur që në Tiranë, të kapej dhe të arrestohej shtetasja franceze C. F., 26 vjeçe, si dhe në Durrës të kapej e arrestohej shtetasi francez A. Gh., 33 vjeç, të cilët ishin të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpoli, pasi:

Autoritetet gjyqësore franceze të Gjykatës së Lartë Lorent, Francë kanë lëshuar urdhër-arrestin për këta shtetas, për veprat penale “Vjedhja e kryer në bashkëpunim", “Falsifikimi i çeqeve" dhe “Largim nga vendi i vuajtjes së dënimit", parashikuar nga nenet e Kodit Penal francez.

Arrestimi i tyre u bë me qëllim ekstradimin drejt Francës./Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH