Aktualitet

"Faleminderit për këtë kryevepër", Spiropali për librin "Apostulli" të Ilir Ikonomit nga UET Press: Kështu mund të shkruajnë veç murgjit

Shkruar nga Liberale
"Faleminderit për këtë kryevepër", Spiropali
Si të gjitha biografitë e sjella nga Ilir Ikonomi për figura kyçe të historisë dhe shtetit shqiptar, edhe "Apostulli", vëllimi i parë për figurën e Fan Nolit, botuar nga UET Press, ka ndjellë vlerësime pozitive, për stilin, objektivizmin, sjelljen e fakteve dhe qëndrimit ndaj tyre me rigorozitet. E pranishme në promovimin e librit, në ambientet e COD, Kryeministri, ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, e cilëson një libër tmerrësisht tërheqës e shkruar me vërtetësi mahnitëse. "Libër kaq serioz, me volum pune kolosale, seriozitet dhe përgjegjshmëri maksimale, mund të shkruajnë vetëm murgjit e ngeshëm", shkruan Spiropali, në një postin në Instagram, krahas fotove nga evenimenti. Postimi i plotë APOSTULLI - FAN NOLI Libër tmerrësisht tërheqës shkruar me vërtetësi mahnitëse, rigorozitet shkencor dhe stilistik. Libër nga fort të rrallët që Historisë ia largojnë mjegullat e kohës, e bëjnë të gjallë, të prekshme. Libër kaq serioz, me volum pune kolosale, seriozitet dhe përgjegjshmëri maksimale, mund të shkruajnë vetëm murgjit e ngeshëm veçuar në qetësinë e manastireve të largët rrethuar me male dhe pyje. Në një ngjajshmëri karakteriale dhe intelektuale lehtësisht të konstatueshme, Noli dhe autori, si murgu për murgun, i janë gjindur njëri-tjetrit si gjithmonë ndër shekuj klerikët shqiptarë. Faleminderit për këtë kryevepër. Mos ndalç kurrë së gdhenduri të tillë gjerdanë perlash o @ilirikonomi
 
View this post on Instagram
 

A post shared by Elisa Spiropali (@elisa.spiropali)

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH