Aktualitet

“Faktet dolën, jep dorëheqjen”, protestë e të rinjve demokratë para vilës së kryeministrit Rama

Shkruar nga Liberale
“Faktet dolën, jep dorëheqjen”, protestë e të

Është duke u zhvilluar një protestë pranë shtëpisë së kryeministrit, Edi Rama, në Surrel.

Disa dhjetëra qytetarë, kryesisht të rinj të FRPD dhe simpatizantë të PD, janë mbledhur rreth 1 km larg nga shtëpia e kryeministrit Rama. Protestuesit i kërkojnë kryeministrit të largohet nga detyra.

Ata mbajnë pankarta në duar ku shkruhet “faktet dolën, jep dorëheqjen”.

Në foto shfaqet Rama dhe ish-zyrtari i FBI-së Charles McGonigal.

Ata thanë se “Rama i ka vjedhur të ardhmen vendin”, prandaj edhe duhet të largohet.

Kjo protestë është e veçantë edhe për faktin se protesta u zhvillua pranë banesës së kreut të qeverisë dhe jo godinave qeveritare.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH