Aktualitet

Fakte të reja për aferën e inceneratorëve/ Si në përralla, 29-vjeçari pa asnjë lekë zgjohet si pronar toke dhe një kompanie në Mal të Zi

Shkruar nga Liberale
Fakte të reja për aferën e inceneratorëve/ Si në

Koordinatorja e luftës kundër korrupsionit në Partinë e Lirisë, Brisida Shehaj denoncoi këtë të martë një aferë tjetër korrupsioni në lidhje me inceneratorët.

Në një deklaratë për mediat, historia e treguar nga Shehaj, dukej se kishte zbritur nga përrallat, ku një punonjës me inicialet E.B., i datëlindjes 1993, pasi kishte kapërcyer ylberin, fill pas kapërcimit, pra matanë ylberit, kishte përfunduar nga një punonjës i thjeshtë i një kompanie, në një pronar të madh toke dhe një kompanie në Malin e Zi.

Historia fillon atëherë kur kompania Integrity, një 29-vjeçari i dha hua një shumë parash prej 500 mijë euro, më pas është një tjetër kontratë qiraje. Më pas, ky 29-vjeçar përmes një prokure autorizon dy individë malazezë për të hapur një kompani në Mal të Zi.

Më pas kemi kontratën që kompania e shet tokën 8500 metër tek ky punonjës 195 mln lekë të vjetra. Më pas kemi një certifikatë pronësie. Kemi një prokurorë të përgjithshme në 22 shkurt dhe në 25 shkurt kur këtij i jepet e drejta të bëjë transkasione. Kemi prokurë që ky zotëria autorizon dy individë malazezë për të hapur një kompani në Mal të Zi”, deklaroi ajo.

Shehaj, tha se shtetasi me inicialet E.B., nga një punonjës i thjeshtë, bëhet pronar me tokë, duke marrë para nga shteti dhe fondet e Bashkimit Evropian. Ajo deklaroi se ky person doli që ishte pronar në Mal të Zi.

Në 2020, kompania e Klodian Zotos bën një kontratë shërbimi me një kompani Ysos, e krijuar në emër të një personi tjetër, por edhe këtë kompani e administron sërish ky punonjës”, tha Shehaj.

Ajo i bëri thirrje SPAK të hapë regjistrin e noterëve dhe do të shohë jo vetëm këtë punonjës, por edhe emra të tjerë në hetim apo të arrestuar që kanë hapur kompani në Mali të Zi, përmes këtij procesi me prokurë të bërë në Shqipëri.

Shehaj, më tej deklaroi se dokumentet që disponon Partia e Lirisë do t’i kalojnë SPAK-ut, por edhe zonjës Belinda Balluku, por edhe Ramës, i cili nuk sheh çfarë firmos.

Duke u ndalur tek rasti, ajo theksoi se ministrja Balluku, duhet të kishte penguar këto transaksione./Liberale.al/

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH