Aktualitet

Evazion në turizëm! Nga 7.8 milionë turistë, 1.4 milionë u regjistruan në hotele

Shkruar nga Liberale
Evazion në turizëm! Nga 7.8 milionë turistë, 1.4

Evazioni në turizëm nuk prek vetëm hotelerinë, por edhe strukturat e tjera të shërbimit. Kështu Banka e Shqipërisë raportoi se të ardhurat nga udhëtarët vitin e kaluar ishin në masën e 2.84 miliardë eurove, por vetëm 140 milionë euro u raportuan si xhiro nga industria e akomodimit.

“Po bëj një tur me biçikletë në Ballkanin Perëndimor. Mbrapa biçikletës kam tendën dhe kërkoj kampe në internet ku mund të fle”, tregon një turiste në Tiranë.

“Jemi një çift nga Italia. Kemi udhëtuar në qytete të ndryshme dhe nëpërmjet Airbnb kemi gjetur dhoma për të ndenjur”, thotë një çift turistësh.

“Jam nga Gjermania. Nëpërmjet Booking.com kemi gjetur një hotel shumë të mirë familjar në Durrës”, tregon një tjetër.

Bumi turistik ka bërë që edhe Shqipëria të përshtatet me platformat ndërkombëtare të rezervimeve të dhomave apo hoteleve, ndërsa të tjerë preferojnë metoda alternative, por kjo po sjell një problem në bilancet zyrtare. Duke marrë shifrat e vitit të kaluar, një nga më të mirët për turizmin rezulton një mospërputhje shifrash pasi nga 7.8 milionë prej tyre që erdhën në Shqipëri, sipas INSTAT hotelet kanë raportuar se vetëm 1.4 milionë prej tyre kanë vizituar hotelet. Informaliteti, si gangrenë e ekonomisë shqiptare duket se po ndikon edhe në turizëm

“Këto dhoma që rezervohen në Airbnb përveçse na konkurrojnë në mënyrë të pandershme, nuk ofrojnë as standarde. Kështu ne harxhojmë miliona për certifikimet e sigurisë së konsumatorit, ndërsa këto dhoma asgjë. Kemi bërë kërkesë Minsitrisë që platformat on line si booking të kërkojnë një NIPT për këto biznese”, shpjegon Zak Topuzi.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH