Aktualitet

Eurovizion/ Albina dhe Familja Kelmendi çojnë Shqipërinë në finalen e madhe

Shkruar nga Liberale
Eurovizion/ Albina dhe Familja Kelmendi çojnë Shqipërinë

Me shumë entuziazëm dhe gëzim Albina dhe Familja Kelmendi çojnë Shqipërinë në finalen e madhe të Eurovision Song Contest 2023.

Pasi ndezën skenën e festivalit më të madh europian me performancën, veshjen dhe skenën sot, Albina dhe Familja Kelmendi i sigurojnë Shqipërisë një vend dhe një shpresë më shumë për të qenë krah shteteve të mëdha që marrin pjesë në Eurovision 2023 duke e bërë edhe më të afërt ëndrrën për fitore.

Në të vërtet të gjitha komentet mbi vokalin, mesazhin e këngës për një familje të bashkuar të Albinës kanë qenë shumë pozitive jo vetëm nga ndjekësit por edhe më gjerë.

Mesa duket 2023 paska qenë një vit i mbarë për karrierën e këngëtares dhe familjes së saj. Pasi fitoi çmimin e parë në Festivalin e Këngës në Radio Televizionin Shqiptar ajo ja ka dal ta çoj Shqipërinë në natën finale.

Këtë ngjarje muzikore të ndjekur në të gjithë Europën dhe me gjerë mund ta ndiqni në një transmetim ekskluziv në RTSH1, Radio Tirana 1 dhe RTSH Muzikë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH