Aktualitet

Gazeta Liberale hapet sot me: Europianë të dorës së dytë?

Shkruar nga Liberale
Gazeta Liberale hapet sot me: Europianë të dorës së

Mos hapja e derës së Bashkimit Europian për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut dhe projekti i Presidentit të Francës për nevojën e reformimit të Unionit, vijojnë të ngjallin debate në median perëndimore, ku nuk mungojnë hipotezat se pas vendimit të fundit dera e Brukselit nuk do të hapet më për Ballkanin.

Një Europë e tre shpejtësive është esenca apo ajo që kuptohet tani për tani nga ideja e Macron. Në qendër  ky projekt vendos boshtin Gjermani-Francë, në të dytin vendet e tjera të BE dhe në fund vendet që kanë hapur negociatat, kanë statusin e kandidatit dhe kanë marrëveshje asociimi me BE. E thënë ndryshe, në vend të tretë është Ballkani Perëndimor.

Por vështirësia nuk është e vogël. Ballkanit i është premtuar për pothuaj 20 vite integrim i plotë në BE dhe vit pas viti ky premtim është shtyrë, ndërkohë që stabiliteti është ruajtur dhe Rusia, Kina e Turqia me sa është mundur janë mbajtur larg.

Këto dhe shumë të tjera do t’i lexoni në Gazetën Liberale në print sot. /Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH