Aktualitet

Gazeta Liberale hapet sot me: Europa presion me Hagën

Shkruar nga Liberale
Gazeta Liberale hapet sot me: Europa presion me Hagën

Tri ditë para takimit të Uashingtonit, Gjykata e Hagës publikon aktakuzat ndaj Thaçit.

Anulimi i vizitës së presidentit të Kosovës dhe zëvendësimi i tij me kryeministrin, i jep kohë BE-së të përgatitë hapat për arritjen e një marrëveshjeje, mes dy vendeve në samitin e Parisit.

Ndalesa e Hotit dhe Vuçiçit sot në Bruksel, tregon se Europa nuk heq dorë nga protagonizmi në rajon, duke sfiduar edhe aleaten e saj, ShBA-në.

Vetëm tri  ditë para takimit që ai do ta cilësonte historik, në Shtëpinë e Bardhë,  presidenti Thaçi u detyrua të anulonte fluturimin drejt Uashingtonit pas aktakuzës nga Gjykata Speciale e Hagës për krime lufte.

Ndonëse akuzat, sipas Prokurorit të Posaçëm në Hagë janë ngritur më 24 prill, ato u njoftuan publikisht vetëm tani, në prag të takimit mes presidentëve të Kosovës dhe Serbisë, në Shtëpinë e Bardhë.

Këto dhe shumë të tjera do t'i lexoni sot në Gazetën Liberale në print. /Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH