Aktualitet

Europa përballet me valën e dytë: Hungaria në shtetrrethim

Shkruar nga Liberale
Europa përballet me valën e dytë: Hungaria në shtetrrethim

Për shkak të pandemisë së koronavirusit, qeveria hungareze ka ndërmarrë vendimin të rikthejë gjendjen e jashtëzakonshme, duke vënë në fuqi disa masa të reja mbrojtëse. Kryeminstri i vendit, Viktor Orban, bëri të ditur se vendimi hyn në fuqi në mesnatë dhe do të zgjasë për 90 ditë.

Orban u shpreh se Hungaria do të mbyllë klubet e natës dhe do të vendosë një shtetrrethim gjatë natës për të frenuar infektimin e mëtejshëm nga COVID-19.

Kreu i vendit tha se qeveria do të ushtrojë një kontroll më të rreptë në vendet e argëtimit, si kinematë, teatrot dhe eventet sportive, për t’u siguruar që audienca të ndjekë masat e parashikuara për distancimin shoqëror dhe mbajtjen e maskave.

Nëse nënshtetasit nuk i respektojnë këto protokolle, atëherë policia ka autoritet të ndërhyjë, të gjobisë dhe madje të mbyllë vendet nëse lind nevoja.

Gjithashtu Orban shtoi se qeveria do të “rrisë frekuencën e transportit publik në mëngjes dhe gjatë orës së pikut të mesditës” për të shmangur mbipopullimin./Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH