Globi

Europa nën flakë, situatë dramatike në Spanjë

Shkruar nga Liberale
Europa nën flakë, situatë dramatike në Spanjë

Vapa shtrihet në të gjithë Evropën. Njerëzit janë grumbulluar në parqe dhe pishina për të përballuar temperaturat mbi 40 gradë në Francë dhe Spanjë dhe deri në 38 gradë në Gjermani. Shërbimi i Menaxhimit të Emergjencave të Komisionit të BE-së, Copernicus, raportoi se rreziku i zjarreve është “ekstrem” dhe “shumë ekstrem” në Sardenjë, Siçili dhe pjesë të tjera të Italisë kontinentale, në pjesën më të madhe të Spanjës, si dhe në luginën franceze të lumit Rin.

Në Andaluzi temperaturat kanë kaluar gjithashtu 50 gradë, por edhe në zonat e Spanjës që janë zakonisht më të buta si Castile dhe Katalonjë, 40 gradë janë normale.

Emergjenca e zjarrit është tashmë e përditshme. Në veriperëndim, në Toledo dhe në zonën e Tarragonës, dhjetëra mijëra njerëz duhej të evakuoheshin.

Zjarri që ka krijuar më shumë shqetësim, është ai i zhvilluar në Sierra de la Culebra, një zonë e provincës Zamora (Castile dhe León): flakët kanë djegur më shumë se 25 mijë hektarë tokë dhe kanë detyruar të evakuojnë qindra njerëz që banojnë në vende të ndryshme. Orë “të ndërlikuara” edhe në rajonin e Navarrës, ku po luftohet për të kontrolluar disa zjarre që janë raportuar që nga e shtuna e 18 qershorit: situata është veçanërisht e vështirë në lidhje me pesë zjarre që aktualisht konsiderohen “jashtë kontrollit”, sipas përditësimit të fundit zyrtar.

Autoritetet bëjnë thirrje për “ruajtën e qetësisë” dhe shmangien e "udhëtimeve të panevojshme”.

Alarmi i kuq është hequr, por 50 dikastere, kryesisht në pjesën perëndimore të vendit, mbeten në ngjyrë portokalli. /Liberale.al/

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH