Life Style

Europa aprovon krimbat si ushqim të sigurt për konsumim

               Publikuar në : 20:59 - 13/01/21 liberale

Europa ka aprovuar krimbat si burim të sigurt ushqimi për njerëzit. Vendimi është marrë sot nga Agjencia Europiane e Sigurisë Ushqimore.

Në krahasim me mishin, insektet kanë më shumë proteina sesa yndyrna dhe rriten e riprodhohen më shpejt.

Shkencëtari Ermolaos Ververis u shpreh për Reuters se ka shumë interes nga komuniteti shkencor dhe industria ushqimore në sektorin e insekteve të ngrënshëm.

“Ka shumë avantazhe për mjedisin dhe ekonominë zëvendësimi i burimeve tradicionale të proteinave (mishi i kafshëve) me burime që kanë nevojë për më pak kosto. Kosto dhe çmime më të ulëta do të çojnë në përforcim të sigurisë ushqimore dhe kërkesat e reja do të hapin gjithashtu mundësi të reja ekonomike”, deklaroi Ververis.

Në shumë vende të botës (Afrikë, Australi dhe Zelandë e Re) konsumohen insekte, madje ka restorante të specializuara që shërbejnë vetëm insekte.

Tags: , ,


KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back