Aktualitet

Eurobond 600 milionë euro/ Elvin Meka: Do të ndikojë në zhvlerësimin e monedhës evropiane

Shkruar nga Liberale
Eurobond 600 milionë euro/ Elvin Meka: Do të ndikojë në

Qeveria ka dalë sërish në tregjet ndërkombëtare duke emetuar Eurobondin e ri 5-vjeçar me vlerë 600 milionë euro. Interesi i investitorëve duket se ka qenë më i lartë se shuma e kërkuar nga qeveria.

Një pjesë e tij do të shkojë për të shlyer borxhin e vjetër, ndërsa pjesa tjetër për financimin e deficitit buxhetor dhe vazhdimin e investimeve. Kjo është hera e 6 që qeveria emeton një instrument të tillë.

Por për ekspertin e çështjeve ekonomike Elvin Meka Eurobondi 5 vjeçar duket në diskordancë me parimet dhe logjikën ekonomike. Në një lidhje live për emisionin “Sheshi i Dollarit”, eksperti tha:

Një nga aspektet themelore që vlerësojnë seriozitetin e një ekonomie është edhe vijueshmëria e daljes në tregje ndërkombëtare. Pra duhet të sigurohet një lloj vijueshmërie. Por kjo nuk domethënë se në emër në vijueshmërisë duhet të bëhet qëllim më vete. Pra, duhet patjetër të dalim në çdo kohë në tregjet ndërkombëtare. Ky është i vetmi element jutifikues në këtë rast por çdo element tjetër që ka të bëjë me emetimin e 600 milionë eurove Eurobond 5 vjeçar duket në diskordancë me parimet dhe logjikën ekonomike. Një nga argumentet bazë që thuhet është zëvendësimi ose shlyerja e borxhit të vjetër. Kjo është palogjikë ekonomike pasi nëse nuk e kërkon investitori, nëse marrëveshja e detyrimit nuk përcakton që investitori ka të drejtën e shlyerjes së parakohshme, dhe kur kushtet e tregut nuk janë favorizuese për ty është paaftësi profesionale të dalës dhe të zëvendësosh një borxh të vjetër me një çmim 70 përqind më të vogël sesa detyrimi aktual që po merr.“, tha eksperti.

Cili do të jetë impakti i këtij Eurobondi? Sipas ekspertit, kjo do të ndikojë edhe më shumë në zhvlerësimin e euros.

“Kjo sasi edhe sikur të ishte e justifikuar dhe legjitimuar një lëvizje e tillë, edhe sikur të ndodheshim në momente kritike, vetëm sasia dhe madhësia e tregut shqiptar do të ketë sot edhe më tej një efekt psikologjik në treg dhe do t’i hedhë më shumë benzinë zjarrit zhvlerësimit të euros dhe nga ana tjetër kur këto para të vijnë në Shqipëri dhe qeveria të kërkojë t’i hedhë në treg, llogarisni efektin që do të ketë në treg kur mirë qeveria shqiptare duke qenë në një problematikë të tillë të presioneve të forta zhvlerësuese të euros. Vetëm për tre muaj është vlerësuar me 5 përqind këtë vit ndërkohë që u desh një vit i plotë që euro të shvlerësohej me 5.4 përqind. Për më tepër qeveria mund ta përdorte një element të tillë duke tërhequr këtë 400 milionë dhe të shfrytëzohej situata në tregun e brendshëm jo vetëm për të pasur një efekt psikologjik pozitiv të frenimit të rënies së përshpjetuar të euros dhe nga ana tjetër do të angazhoheshin këto para të lira në tregun shqiptar. Qeveria do të kishte ndikim pozitiv në stabilizimin e tregut dhe do të ndihmonte sipërmarrjen dhe individin që kursimet në euro, jo vetëm të mos zhvlerësoheshin por të merrnin një kthim 3-4 përqind.”, tha eksperti.

Profesori i UET-së, Meka foli gjithashtu edhe për vendimin për të shfuqizuar Bordin e Transparencës. Sipas tij, është një vendim i vonuar pasi qetësimi në tregjet ndërkombëtare ka filluar me kohë.

“Ishte një vendim që duhet të ishte marrë me kohë që kur Gjykata Kushtetuese vendosi për një gjë të tillë. Është vonë. Nga ana tjetër duhet të ishte bërë më parë pasi qetësimi në tregjet ndërkombëtare ka kohë që ka filluar që në tremujorin e parë të 2023. Tani do të shikojmë nëse vendosja e çmimeve në treg do të vazhdojë apo vërtetë do të kemi forca të tregut që do të mund të ndikojnë në përcaktimin e një çmimi më të drejtë për të gjithë ne. Dyshoj nëse duhet ose jo bordi, pasi nuk duhej të krijohej. Dyshoj që formati aktual i tregut shqiptar të karburanteve të mund të prodhojë një situatë të tillë që do të shkojë në një ridimension të ndjeshëm, në një pasqyrim në kohë reale të çmimeve në tregjet ndërkombëtare.”, tha ai.”, theksoi eksperti.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH