Ekonomi

Euro drejt barazimit me dollarin

Shkruar nga Liberale
Euro drejt barazimit me dollarin

Euro shënoi një tjetër rekord të minimumit historik sot në tregun vendas, duke zbritur në 118.47 lekë, me një rënie prej 0.46 lekësh në raport me një ditë më parë, duke vendosur një tjetër rekord minimal historik në tregun e brendshëm, që prej daljes në treg të monedhës së përbashkët.

Në dy javët e fundit monedha e përbashkët ka humbur 1.74 lekë, sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, kurse dollari u rrit ditën e sotme, me 0.38 lekë, duke u këmbyer me 115.78 lekë.

Rënia e euros në vend është e lidhur me faktorë të brendshëm, si rritja e prurjeve valutore nga turistët dhe hyrjet informale, si dhe  po reflekton dhe zhvillimet në tregjet ndërkombëtare, ku monedha e përbashkët po shkon drejt barazimit me dollarin.

Euro u këmbye sot në bursat ndërkombëtare me 1.0218 dollarë, duke shkuar drejt barazisë me dollarin. Euro ra në nivelin më të ulët të 20 viteve kundrejt dollarit amerikan, pasi frika për ekonominë europiane ndikoi negativisht mbi monedhën. Kjo ishte shenja më e spikatur e shqetësimeve të reja ekonomike në mbarë botën, të cilat u reflektuan gjithashtu në luhatjen e aksioneve dhe rënien e ndjeshme të çmimeve të naftës.

Lëvizja e euros e afroi atë me barazinë me dollarin, me një euro që tregtohet për rreth 1,02 dollarë, niveli i saj më i ulët që nga viti 2002. Shumë analistë kanë thënë se është vetëm çështje kohe përpara se euro të arrijë një kurs këmbimi një me një me atë të dollarit, ndërsa ekonomitë europiane po përballen me inflacionin më të lartë të dekadave të fundit, problematikat në tregun e punës dhe shqetësimet në tregjet e energjisë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH