Aktualitet

Euro dhe valutat e huaja në një tjetër rënie, eksportuesit letër Ramës: Të ndërhyjë qeveria!

Shkruar nga Liberale
Euro dhe valutat e huaja në një tjetër rënie, eksportuesit

Pas një rimëkëmbjeje disa ditore, monedha europiane ka nisur sërish kursin e saj rënës në raport me lekun.

Nga pikat e këmbimit valutor një 1 euro u ble këtë të premte me 107.7 lekë ndërsa u shit me 108.8 lekë. Në të njëjtin kurs mbetet edhe monedha amerikane, e cila gjithashtu ka pësuar sërish rënie në raport me lekun. Një dollar u ble nga pikat e këmbimit valutor me 99.1 lekë dhe u shit 100.5 lekë. Nisur pikërisht nga luhatjet e kursit të këmbimit, kryesisht të euros, eksportuesit shqiptarë i kanë dërguar një letër kryeministrit Edi Rama, të cilit i kërkojnë ndërhyrjen e qeverisë që pasojat e këtij fenomeni të mos bien mbi ta. Per këtë ata propozojnë disa zgjidhje që mund të reduktojnë pasojat e mbivlerësimit të lekut.

“De-euroizimi i ekonomisë redukton goditjet e pamenaxhueshme të kursit të këmbimit. Përdorimi i valutës së huaj në transaksionet brenda vendit, duhet të dekurajohet. Përcaktimi i kufijve tavan të një shume maksimale që pikat e këmbimit duhet të kryejnë. Përpunimi i të dhënave në kohë reale për flukset hyrëse dhe dalëse te euros dhe disa statistika vjetore për periudhën kritike Qershor-Shtator” i thanë ata TV Klan.

Krahas masave që mund të kufizojnë rënien e Euros, eksportuesit kërkojnë edhe disa lehtësira fiskale.

“Ngrirja e tatim-fititmit të vitit 2023, që shoqëritë e biznesit eksportues e paguajnë si paradhënie sipas ligjit për procedurat tatimore. Rimbursimi i përshpejtuar i TVSH-së brenda një afati 10-15 ditor. Të miratohet buxhet suplementar në forme subvencioni, duke bërë levizje të fondeve nga të ardhurat që krijohen nga fitimet e shoqërive importuese, si rrjedhojë e zhvlerësimit te Euros si nga Tatim Fitimi dhe nga TVSH-ja apo krijimi i Agjencisë Kombëtare dhe Nxitjes së Eksportit përvojë e disa vendeve.”

Eksportuesit thonë se Banka e Shqipërisë dhe Ministria e Financave, mund të marrin disa masa për të mbështetur eksportuesit që janë në vështirësi, duke synuar rritjen e proshimit vendas dhe të konkurrueshmërisë së eksporteve.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH