Aktualitet

Euro bie sërish poshtë 107 lekëve, Dollari prek vlerën më të ulët në 12 vjet

Shkruar nga Liberale
Euro bie sërish poshtë 107 lekëve, Dollari prek vlerën

Revanshi i Euros dhe valutave të tjera në kursin e këmbimit me Lekun nuk ka zgjatur më shumë se një javë.

Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, monedha europiane u këmbye sot me 106.78 lekë. Euro ka humbur 1.41 lekë që nga fillimi kësaj jave dhe ka prekur nivelin më të ulët që prej datës 13 qershor. Rënia me ritme të shpejta e Euros ka zhvlerësuar edhe valutat e tjera kryesore.

Dollari Amerikan u këmbye me 97.75 lekë, duke shënuar kështu një rekord të ri në rënie për 12 vitet e fundit.

Paundi britanik u këmbye me 124.21 lekë, në rënie me rreth 1.4 lekë krahasuar me fundin e javës së kaluar dhe duke qëndruar pranë vlera më të ulëta historike, që u shënuan në dhjetëditëshin e parë të muajit qershor.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH