Aktualitet

Euro bie sërish, niveli më i ulët që prej muajit gusht

Shkruar nga Liberale
Euro bie sërish, niveli më i ulët që prej muajit gusht

Leku po vazhdon të fitojë terren në kursin e këmbimit me Euron edhe në ditët e para të muajit tetor.

Monedha europiane ka rënë përsëri poshtë nivelit të 106 lekëve për herë të parë që prej datës 21 gusht.

Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, Euro u këmbye të mërkurën me 105.99 lekë, në rënie me 0.64 lekë që nga fundi i javës së kaluar.

Euro pati shënuar një mbiçmim të shpejtë pas mesit të muajit gusht, deri në vlerën e 110.58 lekëve. Por,  ky mbiçmim nuk zgjati as një muaj.

Leku po arrin në vjeshtë nivele të ngjashme me ato të regjistruara gjatë sezonit veror, çka rrëzon pretendimet se ardhja e emigrantëve apo e turistëve, kur oferta e valutës së huaj ishte më e madhe, edhe justifikohej rënia e vlerës së euros apo edhe të monedhave të tjera.

Sipas ekspertëve, kjo mund të shpjegohet me faktin se oferta e Euros dhe Lekut në treg gjatë dy viteve të fundit po lëviz në drejtime të ndryshme.

Megjithatë duhet përmendur fakti se oferta valutore e cila paraqitet në rritje të ndjeshme gjatë viteve të fundit, pasi qytetarët vitet e fundit janë duke depozituar dhe duke kërkuar që të blejnë ose shesin në euro. Ndërsa rënia e Euros vazhdon t’i vijë në ndihmë qeverisë për të shlyer borxhin e marrë jashtë si dhe tregtarëve të cilët eksportojnë produkte nga jashtë vendit.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH