Sport

Euro 2024/ Ndryshim i papritur në listën e Kombëtares për dy ndeshjet e fundit kualifikuese, kush ikën dhe kush vjen

Shkruar nga Liberale
Euro 2024/ Ndryshim i papritur në listën e Kombëtares për dy

Ndryshim i papritur në listën e Kombëtares për dy ndeshjet e fundit të kualifikueseve të Euro 2024 ndaj Moldavisë dhe Ishujve Faroe.

FSHF bën me dije se mbrojtësi Arlind Ajeti nuk do të jetë i gatshëm për këto dy sfida për shkak dëmtimi.

Futbollisti është dëmtuar gjatë ndeshjes së fundit në kampionatin rumun me Cluj, por është paraqitur që mbrëmë në grumbullimin e Kombëtares, duke iu nënshtruar kontrolleve mjekësore.

Pas rezonancës magnetike është konkluduar se Ajeti ka një dëmtim në muskujt e pasëm të kofshës së majtë dhe ka nevojë për disa ditë pushim para se të nisë rikuperimin.

Në këto kushte, trajneri Sylvinho vendosi të thërrasë për dy ndeshjet mbrojtësin Jon Mersinaj, i cili do të bashkohet me ekipin në orët në vazhdim. Lojtarët e tjerë nuk kanë probleme fizike dhe i gjithë grupi pritet të plotësohet gjatë mbrëmjes së të hënës.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH