Letërsi

"Eugjen Merlika sfidon historiografinë shqiptare", në LETERATURA sot

Shkruar nga Liberale
"Eugjen Merlika sfidon historiografinë shqiptare", në

Suplementi “Leteratura” i dedikohet letërsisë shqipe, ku nëpërmjet rubrikave të ndryshme vijnë shkrimtarë, rrëfime, kritika, dhe çdo e re rreth autorëve shqiptarë.

"Eugjen Merlika sfidon historiografinë shqiptare", do ta gjeni sot në kopertinën e suplementit letrar të së hënës në Gazetën Liberale.

(Rravgime të lira në shtigjet e historisë shqiptare, një rrugëtim i përfytyruar nëpër qindravjetorë deri në ditët e sotme)

Dhe më pas do lexoni: "Pak fjalë për vehten në përurimin e një libri" nga Eugjen Merlika.

Frymëzuar nga historia e jetës së tij, intelektuali i spikatur nga shtresa e ish-të burgosurve dhe të përndjekurve politikë, shkrimtari, eseisti, publicisti e përkthyesi Eugjen Merlika sjell për lexuesin shqiptar “Rravgime të lira në shtigjet e historisë shqiptare”, pjesë e kolanës “Scripta Manent” të botimeve UET Press.

Me një kulturë gjuhe ku shpërfaqet i spikatur formimi i tij intelektual dhe e gjithë përvoja e jetës në mjediset elitare të mendimit shqiptar, Eugjen Merlika sjell një tekst-traktat që sfidon historiografinë shqiptare. Për autorin ndihet si detyrë morale kulturore të shprehë mendime e fakte historike që synojnë të rivendosin të vërtetën historike, të varrosur prej gati një shekulli.

Po ashtu do të gjeni edhe një profil për autorin e "Rravgime të lira në shtigjet e historisë shqiptare" nga Suadela Balliu me titull "Eugjen Merlika, i huaji".

"Eugjen Merlika, i huaji në vendin e tij, i dënuari pa faj, i kthyer  në të mbijetuarin që përpiqet të zbardhë atë pjesë të historisë së vonë shqiptare,  ende të pa paqtuar me shpirtrat që vuajtën dhe humbën në regjimin diktatorial", shkruan Balliu.

Është i disati bashkëpunim me shtëpinë botuese “UET PRESS”, ndërsa më parë ka sjellë atë pjesë të historisë së përjetuar në lëkurën e tij, si i mbijetuar i kampeve fatkeqe të diktaturës.

Bujar Meholli vjen në rubrikën "Kritikë" me '“Lakorja e Ik’sit”, roman i rrallë në letërsinë shqipe'. 

Ky roman është i veçantë në llojin e tij dhe shumë interesant për t’u lexuar, sepse në çdo rilexim sjell gjithmonë zbulim të ri.

Personazhi i Bashës përafrohet me personazhet e Hesses që përsiaten vazhdimisht rreth spirituales, rreth gjetjes së paqes me veten.

Ashtu sikurse çdo të hënë tashmë Loer Kumen do ta gjeni me rubrikën Rrock-rrëmujë. 

Ai shkruan "Për mjeshtërinë e të qeshurit dhe lloje të tjera hallesh". 

"Sipas meje, nuk ka art më të vështirë, nuk ka krijim më të komplikuar, më neurologjik, më fantazioz, më mjeshtëror, se rrëfimi humoristik", shkruan Kume.

Për të mësuar më tepër lexoni suplementin Leteratura në Gazetën Liberale sot dhe çdo të hënë. /Gazeta Liberale

 

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH