Aktualitet

Eugena Tomini thirrje qytetarëve: Merrni dozën e tretë dhe të katërt të vaksinës

Shkruar nga Liberale
Eugena Tomini thirrje qytetarëve: Merrni dozën e tretë dhe

Drejtoresha e ISHP, Eugena Tomini u ka bërë thirrje qytetarëve që të marrin dozën e tretë dhe të katërt të vaksinës për t’u mbrojtur nga Covid-19.

“Prej dy javësh trend rritjesh rastesh pozitive, po pasqyrohet dhe më rritjen e % të pozitivitetit dhe atyre që kërkojnë shtrim spitalor. Në 90% të bashkive kemi raste aktive dhe popullata duhet të ndërgjegjësohet për vaksinim me dozë të tretë dhe të katërt”, u shpreh Tomini.

Komiteti i Ekspertëve u mblodh sot, një ditë pasi Ministria e Shëndetësisë njoftoi rritje të rasteve më koronavirus, dhe një ditë para protestës së “Rithemelimit”, ku prezupozohet që kontakti mes njerëzve mund të jetë shumë i afërt. /Liberale.al

 

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH