Aktualitet

Eugena Tomini emërohet zëvendësministre e Shëndetësisë

Shkruar nga Liberale
Eugena Tomini emërohet zëvendësministre e

Eugena Tomini është emëruar zëvendësministre e re e Shëndetësisë. Deri tani, Tomini mbante postin e shefes së shërbimit të epidemiologjisë pranë Institutit të Shërbimit Publik.

Ministrja Ogerta Manastirliu kishte deri tani 3 zëvendësministre, Mira Rakacollin – që është edhe kryetare e Komitetit Teknik të Ekspertëve për përballimin e pandemisë së koronavirusit – si dhe Albert Nikollën dhe Bardhylka Kospirin.

A2 ka mësuar se Tomini nuk zëvendëson në këtë detyrë asnjërin prej zëvendësministrave të mësipërm, por i shtohet kabinetit të ministrisë së Shëndetësisë, që bëhet kështu me 4 zëvendësministra.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH