Aktualitet

Etjen Xhafaj për agresorin në Kavajë: Jam njohur me shumë njerëz...

Shkruar nga Liberale
Etjen Xhafaj për agresorin në Kavajë: Jam njohur me shumë

Koordinatori i PS-së për Kavajën dhe Rrogozhinën, Etjen Xhafaj, duke folur për agresorin e ngjarjes në Kavajë, deklaroi se e ka takuar atë, por thjesht si një person, që ishte pjesë e Komunitetit Mysliman në këtë qytet.

Xhafaj theksoi se është njohur me shumë njerëz në këtë zonë dhe agresorin e ka takuar sikundër shumë të tjerë, duke shtuar se ajo që di me siguri është se autori nuk është aktivist i PS-së.

“Ngjarja e ndodhur dje ishte e tmerrshme. Asnjë aktivist nuk duhet që të dëmtohet në fushatë. Ata janë kundërshtarët tanë, jo armiqtë tanë. PD u rreshtua lehtësisht sikur shtabi elektoral i PS është organizuar dhe ka bërë këtë veprim. Ne si PS jemi shprehur për durim dhe për t’u qetësuar. Basha erdhi rrëmbimthi.

Ai foli për komplot të kryeministrit. Këtë person e kam takuar, në një pjesë njerëzish të Bashkësisë Myslimane, por nuk e njoh nga afër. Dje isha për iftar për Gosë. Kur je kandidat për deputet, shkon për të folur me njerëzit, por nuk është aktivist i PS-së. PD do ta përdorë Kavajën për mish për top, ndërsa ne bëjmë thirrje për qetësi. Të shkojmë më 25 prill të shkojmë si shqiptarë”, deklaroi Xhafaj.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH