Showbiz

“Do e qante rolin e gagaçes”/ Xhemi Shehu nuk i harron fjalët Alketës

Shkruar nga Liberale
“Do e qante rolin e gagaçes”/ Xhemi Shehu nuk i harron

Pavarësisht se dukej sikur debati ishte harruar mes moderatores Alketa Vejsiu dhe Xhemi Shehu, ka qenë kjo e fundit që i është rikthyer sërish.

Perzantuesja e njohur Alketa Vejsiu dhe portali i saj ka sulmuar Shehun, pasi kjo e fundit e ka kritikuar për mënyrën e veshjes në festivalin e RTSH-së.

Në një postim në Instagram, 'Revista Class' ironizonte me prezantuesen e Portokallisë, duke thënë se i shkonte shumë roli i gagaçes.

"Në prezantim ka rivale të forta kështu që i sugjerojmë të merret seriozisht me karrierën e aktores së humorit! Ka të dhëna të mira aty! Me ndihmën e Salsanos rolin e “Gagaçes” do ta qante! Postimi është plotësisht dashamirës! Xhemin Xhan!”-shkruhej në postim.

Siç duket, Xhemi nuk ia ka falur këtë gjë Alektës dhe në emisionin “Ftesë në 5”, ku ishte e ftuar me kolegun e saj, Salsano Rrapo, ka rikujtuar sërish këtë histori.

Ndërsa kolegu i saj po tregonte se Xhemi i kushton më shumë rëndësi fjalëve që thotë sesa imazhit të saj në daljet në televizion, moderatorja u përgjigje se e bën këtë që të mos ngjajë si gagaçe.

“Nuk besoj që ka një moderatore në Shqipëri që nuk e vret mendjen fare për look-un e saj me atë veshje që i japin sigurisht, që i sjellin për të prezantuar,”-tha Salsano.

“Nuk është shumë gjë e mirë kjo me thënë të drejtën, duhet ta vras njëçikë mendjen, duhet të vendos make up këtu tek krah, te këmbët që të mos më dalin si punë,”- iu përgjigj Xhemi.

Më pas modetaroi shtoi: “Po, por kjo tregon se ti nuk ke prioritet atë që do veshësh sesa tek ajo që do thuash.”

Tek fjala e kam, që të mos ngjaj si gagaçe (qesh),”- përfundoi prezantuesja./Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH